Gjykata Kushtetuese, e mbledhur këtë të enjte pas plotësimit të saj me 7 anëtarë nuk ka mundur të ketë një vendimmarrje për kryetarin, për aq kohë sa ende ka vakanca. Pavarësisht nga kjo, fakt është se Vitore Tusha është në detyrën e kryetares përtej mandatit të saj kushtetues, por që do vijojë të qëndrojë deri në caktimin e pasardhësit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë detyrë ta mbajë Vitore Tushaj si anëtarja më e vjetër. Pra kjo tregon se ende nuk ka pasur një zgjedhje.