Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për para shtesë nga buxheti i shtetit për mbrojtjen kibernetike, nuk u prit mirë nga opozita. Në seancën dëgjimore, sekretari i përgjithshëm i Kushtetueses, Eugen Papandilo shpalosi para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, domosdoshmërinë e rritjes së financimit për mbrotjen kibenetike, në një moment kur po cënohet siguria nga sulmet e hakerave.