Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë Erion Veliajn paraditen e së premtes në lidhje me kërkesat e tij për shfuqizimin e vendimeve të këshillit bashkiak dhe këshillit të ministrave që e shkarkojnë nga detyra dhe dekretit të Presidentit Bajram Begaj që shpalli zgjedhje në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor. Aktualisht ky dekret është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa kjo gjykatë në seancën e së premtes ka kërkuar edhe praninë e Erion Veliajt.