Me shtimin e rasteve me Omicron, shumë vende të Bashkimit Europian kanë rritur masat kufizuese edhe për udhëtarët e vaksinuar, të pajisuar me certifikatë imunizimi. Suedia ka qënë e fundit që ka vendosur si kusht pajisjen me test negativ për të gjithë udhëtarët dukefilluar nga 28 dhjetori, përfshirë edhe të vaksinuarit. Shtatë vende të tjera të BE-së – Portugalia, Irlanda, Qiproja, Letonia, Italia, Greqia dhe Austria – po kërkojnë tashmë një test negativ për personat e vaksinuar.