Ish kryeministri i vendit Sali Berisha u paraqit për herë të parë në prokurori, pas më shumë se 14 vitesh nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues. Për dy orë, kreu i PD dha sqarime përpara tre agjentëve të BKH, ndërsa në dalje të SPAK për mediat ai mohoi të jetë dhënë urdhër për të qëlluar në drejtim të protstuesve.