Forcat e sigurisë së burgut të Peqinit zhvilluan orët e para të mëngjeist të kësaj të hëne një kontroll të befasishëm në qelitë e të burgosurve ku gjetën dhe një telefon iPhone 16. Pajisja celulare u gjet në qelinë e Indrit Shaqjes, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim. Shaqja, rezulton i dënuar edhe më parë për futje të sendeve të ndaluara në institucion.