Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka gjetur strehë në Bjellorusi, pas kryengritjes së dështuar, që synonte rrëzimin e dikur aleatit të tij, Vladimir Putinit në Moskë. Për Prigozhin është folur hsumë muajt e fundit, pasi mercenarët e Wagner kanë pasur nëj rol të rëndësishëm edhe në luftën në Ukrainë, por kush është gruaja që fshihet pas liderit të grupimit ushtarak. Ajo është 53-vjeçarja ruse Lyubov Prigozina, e cila për 20 vitet e fundit ka qenë një "qiri i ndezur" nga ana e Yevgeny Prigozhin. Siç raporton gazeta franceze "Le Figaro", Lyubov Valentinovna është një mbështetëse e zjarrtë e bashkëshortit të saj. Ata u takuan në kampuset universitare dhe romanca mes tyre daton rreth vitit 1990.