Personat që duan të eliminojnë Gentjan Bejtjan dështuan për të tretën herë, mbrëmjen e së hënës, ku ndonëse shënjestër ishte 42 vjecari, fakeqësisht mbeti i vrarë bashkëshorti i motrës së tij dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Bejtja, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atenatit të ngritur mbëmjën e kaluar në banesën e tij, ka mundur ti shpëtojë tre herë vdekjes nga rivalët e tij. I njohur gjërësisht në botën e krimit, për vepra të ndryshme penale, atentati i parë që u ngrit ndaj tij ishte në vitin 2016, kur i shpëtoi një shpërthimi me eksploziv në makinën e tij, në fshatin Nikël të Krujës, duke e lënë vetëm të plagosur në këmbë.