Pas mandatit 3 vjeçar në Shqipëri, Yuri Kim duhet të largohet nga Shqipëria, për t’ja lënë vendin një tjetër diplomati, që sipas burimeve diplomatike, mësohet se mund të jetë David Kostelanick, një njohës i mirë i çështjeve ruse. Aktualisht David Kostelanick është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon “US Army Joint Staff”. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ndonëse ka konfirmuar largimin e diplomates së propozuar nga Donald Trump, thekson se nuk mund të lejohet të bëjë komente apo spekulime për shkak të procedurave që e pengojnë një gjë të tillë.