Një ditë para tubimit në Tiranë për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tubim që mbështetet nga socialistët, mazhoranca dhe opozita u kthyen pas në kohë për të përsëritur akuzat e ndërsjella se kush e ka dëmtuar më shumë Kosovën. Vendimin e demokratëve për të mos marrë pjesë në këtë protestë, mazhoranca e konsideroi kundër interesave të Kosovës. Teksa shqyrtohej kërkesa e opozitës për miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë; Taulant Balla drejtoi gishtin e akuzes nga Berisha.