Turqia deklaroi se i mirëpret mesazhet pozitive për të huajt, misionet diplomatike dhe popullsinë e tyre nga luftëtarët talebanë, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit. ‘Shpresoj se do të shohim të njëjtën qasje në veprimet e tyre", tha ministri i jashtëm turk’, Mevlut Çavusoglu. Ministri theksoi se Turqia është në bisedime me të gjitha palët në Afganistan, përfshirë talebanët dhe se do të vazhdojë konsultat me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë mbi sigurinë e aeroportit të Kabulit dhe tranzicionin në Afganistan.