Zgjedhjet në Partinë Demokratike do të mbahen këtë të dielë ndërsa rregullorja është qartë. Asnjë person i përfshirë në fushatën e një partie tjetër në zgjedhjet e fundit nuk do të ketë të drejtë të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri të demokratëve. Këtë e bëri me dije Jemin Gjana, kryekomisioneri i Partisë Demokratike për procesin që do të mbahet me 13 qershor.