Top News – Kurti sërish përballë Asociacionit/ Kërkesa e SHBA për uljen e tensioneve në veri
02/06/2023 22:34

Pas një jave tensionesh dhe konflikti, veriu i Kosovës ka nisur të qetësohet dhe rehatohet. Por qetësia pas stuhisë po vjen duke i rikthyer në skenë temat dhe marrëveshjet e vjetra. Me konkretisht, përsëri po theksohet rëndësia e themelimit të Asocoacionit të komunave me shumicë serbe, si pika me e nxehtë e të gjitha marrëveshjeve tjera të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Brukseli. Si pritet të de-eskalohet situata në veri? I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë. Vizita e tyre do t'i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryemnistri Kurti dje në oret e vona, kishte një telefonatë me Jon Finer, zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ndër tjera ka thënë se duhet themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar ai. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka tri kërkesa të qarta të cilat duhet të përmbushen. Ndër kërkesat ka renditur themelimin e Asociacionit. “Dështimi për të formuar Asociacionin, do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, ka thënë Josep Borelll.

Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03