Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Më 5 dhjetor, në një konferencë për media, Kurti tha se nuk ka informacione se ka kushtëzime nga dikush sa i përket mbajtjes së një takimi të tillë.