Informacionet në lidhje me Vlora Hysenin, e propozuar nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar Shërbimin Informativ Shtetëror janë të pakta. Hyseni është misterioze edhe në internet, ku figuron me vetëm 3-4 foto që qarkullojnë nëpër faqe informative e portale, kryesisht të Kosovës. Veç tyre, janë edhe lajmet e 2021 për shkarkimin e saj nga Albin Kurti nga posti i zëvendësdrejtores së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, ku ishte emëruar në shkurt të 2019-s nga Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi. Si zëvendësdrejtore, ajo ka udhëhequr agjencinë e inteligjencës së Kosovës për katër muaj, kohë kur ky institucion mbeti pa drejtor.