Top News – Kursimet në pandemi/ BSH – depozitat u rritën në qershor
30/07/2020 22:49

Koha e pasigurte dhe veshtiresite gjate periudhes së pandemise i ka nxitur individet he bizneset që të mos shpenzojnë dhe të kursejnë sa më shumë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se kjo tendencë po reflektohet edhe në Shqipëri. Statistikat tregojnë se totali i depozitave shënoi në qershor rritje për të dytin muaj radhazi, duke arritur në gati 1.06 trilionë lekë, ose 8.5 miliardë euro, me një zgjerim prej 0.5%, ose 45 milionë euro më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm. Rritja në qershor ka ardhur pothuajse tërësisht nga kursimet në lekë, ndërsa ato në valutë kanë shënuar një përmirësim minimal. Ndërsa kursimet në lekë janë zgjeruar si rrjedhojë e rritjes së depozitave pa afat të bizneseve, që u rritën me gati 7% me bazë mujore. Ekspertët shpjegojnë se ndalimi i transferimit të fitimeve për disa sektorë, por edhe frenimi i investimeve si rrjedhojë e situatës, po bëjnë që bizneset të mbajnë likuiditetet në banka. Në rritje, ndonëse me ritme më të ulëta, ishin dhe kursimet e individëve pa afat në lekë, që u zgjeruan me rreth 1% me bazë mujore. Në krahasim me një vit më parë, totali i depozitave të bizneseve dhe individëve në të gjitha monedhat është rritur me 6.1%, ose rreth 500 milionë euro. Një vit më parë, shtesa ishte rreth tre herë më e ulët (rreth 170 milionë euro). Ndonëse monedha zyrtare është leku, euro mbetet e preferuara e kursimtarëve. Në fund të qershorit, depozitat në valutë përbënin 46.4% të totalit, pothuajse e pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Top News- 3 viktima dhe 9 të plagosur/ Bilanci i aksidenteve në qarkun Fier gjatë gushtit
26/08 14:08
Top News- Në arrest shtëpie, por vijonte ‘biznesin’/ Velipojë, 22 vjeçari kapet me armë dhe drogë
26/08 13:37
Top News – Nga Zegjineja, te mjekë e biznesmenë. Për herë të parë në kuvend, CV-të e të rinjve të PS
26/08 13:17
Top Channel/ Drama e familjes që humbi dy vajza në Delvinë, i shpëtuan flakëve disa javë më parë
26/08 13:07
Top Channel/ Hapet ura e re në Mitrovicë! U ndërtua në kohë rekord mbi lumin Ibër
26/08 13:07
Top News- Bashkëshorti vr*sës, me antiplumb në gjykatë/ Viktima përcillet për në banesën e fundit
26/08 12:40
Top News – Tentoi të vr*ste 38-vjeçarin në Kombinat/ Gjykata lë në burg autorin dhe bashkëpuntorin
26/08 12:39
Top Channel/Zjarre të qëllimshme në Vlorë!Dhjetëra zjarrfikës dhe helikopterë po luftojnë me flakët
26/08 12:27
Top Channel/ Pronari ndjek me armë punonjëset! Nënë e bijë punonin në një hotel në Borsh
26/08 12:24
Top Channel/ Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit, merr fund ngërci institucional në Kosovë!
26/08 12:10
Top Channel/ Izrael, shpërthejnë protestat:Netanyahut s`i bëhet vonë, mbyllni luftën,ktheni pengjet!
26/08 11:52
Top Channel/ Humbën jetën në aksident, i jepet sot lamtumira dy motrave në Sarandë
26/08 11:48
Top Channel/ Putin-Zelensky, “tërhiqet” Trump? Ul pritshmëritë për takimin pas një telefonate…
26/08 11:37
Top News- U kap në Malin e Tomorrit/ GJKKO lë në burg trafikantin e drogës
26/08 11:33
Top News- Ishte nisur drejt Dibrës/ Kapet me automatik 38-vjeçari në rrugën e Arbrit
26/08 11:28
Top News-Zjarri në pyllin me pisha në Akërni/ Ndërhyrje nga ajri e toka, rrezik përhapja e mëtejshme
26/08 11:26
Top Channel/ Ngecja e zgjerimit, Gjermania insiston: Ballkani në BE”, i bën presion Kroacisë!
26/08 11:21
Top News-Aksidentet fatale nga të dehurit në timon. Braçe: Të ndryshohet kodi! Janë vrasje me dashje
26/08 11:14
Top News- Akuzohet për trafik armësh/ Kapet në Laç 41-vjeçari, kërkohej prej tre muajsh
26/08 11:04
Top Channel/ Fundi i luftës së Ukrainës, Rubio bisedon me homologët europianë: Mirënjohës, por….
26/08 10:52