Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të tetorit, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Këmbimi i një dollari amerikan me më shumë se 100 rubla në muajin gusht, pati nxitur Bankën Qendrore të Rusisë që ta rrisë normën e interesit në 13 për qind. Mëngjesin e së martës, një dollar amerikan u tregtuar me 99.41 rubla ruse, ndërsa një euro me 104.11 rubla.