Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cil tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “Beogradi do të bombardohet sërish”. Vuçiv u përgjigj, duke akuzuar ish-kryeministrin e Kosovës se po kërcënopn Beogradin me deklarata të pakuptimta, duke theksuar se politikanët në Prishtinë flasin në emër të tyre dhe jo fuqive ndërkombëtare.