Dalin përfundimet e provimit të matematikës, testi i të cilit bëri që maturantët e gjithë Shqipërisë të rrëmbenin megafonët dhe të ngriheshin në protesta, duke akuzuar komisionin që përgatiti tezën. Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila në postimin e saj në facebook ka deklaruar se pas uljes së kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë, plot 1820 maturantë janë vlerësuar me notën maksimale.