Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO, e cila caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg". Ky vendim ishte lënë në fuqi më herët edhe nga Apeli i GJKKO. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025, si pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Në dosjen hetimore janë përfshirë edhe dy familjarë të tij, si dhe disa biznesmenë.