Kryeplaku i fshatit Gurë-Klais në Kukës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka rënë në prangat e policisë për kultivim lëndësh narkotike. Burimet zyrtare bëjnë më dije se kryeplaku i fshatit, Masllam Marku 55 vjeç në bashkëpunim me vëllain dhe djalin e tij kishte kultivuar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në vendin e qujtuar “Kepi i Kishës” nga ku mori dhe emrin operacioni policor i koduar “Kepi”. Pas evidentimit të kësaj vepre penale, janë asgjësuar bimët narkotike nëpërmjet djegies, ndërkohë janë marrë disa fidanë në cilësinë e provës materiale.