Top News – Kultivimi i kanabisit/ Procedohen penalisht kryepleqtë
18/07/2020 16:56

Kontrollet e territorit nga ajri dhe toka per evidentimin e rasteve te kultivimit te kanabisit kane vijuar ne te gjithe vendin. Policia e Shtetit ka konfirmuar disa raste te konstatuara ne zona te ndryshme te vendit, një prej tyre është zbuluar në fshatin lybeshe në skrapar ku u zbulua një parcele me kanabis. Në prangat e policise u vu kryeplaku i fshatit me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk ka denoncuar rastin per kultivim lëndësh narkotike. Sipas njoftimit është arrestuar edhe një 59 vjeçar po nga ky fshat, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë që 32 vjeçari me inicialet D.SH është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike. Ne Mallakastar nga kontrollet e policisë është zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes "Belagore", disa bimë narkotike. Edhe ne kete rast policia ka shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te kultivimit si dhe ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit dhe punonjësin e ujsjellës kanalizimeve për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen "Belagore" autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme. Rasti tjeter eshte zbuluar nga policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Soricë,një parcënë me kanabis, në njësinë e Zall Dardhës në Dibër. Në kërkim u shpallën autorët e dyshuar të mbjelljes së kanabisit, banues në Nikël të Krujës. Në gjendje të lirë është proceduar kryeplakun i fshatit Soricë dhe administratori i njësisë Zall Dardhë. Edhe ne Pult u konstatua një parcelë me kanabis dhe gjatë aksionit policor u ndalua në flagrancë një 28 vjecar, banori i fshatit Prekal. 28 vjecari kishte hapur tokë në një zonë të pyllëzuar dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Shkodres, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57