Pasi u duk sikur u zhduk dimrin e kaluar, falë masave anti-covid që frenuan qarkullimin bashkë me virueset e tjera respiratore, gripi mund të kthehet të godasë sërish, duke përfituar nga rifillimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve. Kështu, seconi i ardhshëm i gripit, sipas ekspertëve, mund të ketë intensitet mesatar, me një numër prejh 4 deri në 6 milionë rastesh dhe kjo do të varet edhe nga sa persona do të vaksinohen për gripin. Pikërtisht për të evituar rrezikun e një epidemie të dyfishtë, imunologu i shtëpisë së bardhë, Anthony Fauci, fton që të bëhen njëkohësisht të dyja vaksinimet, kundër gripit dhe kundër covid 19.