Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me marrëveshjen që lideri i mercenarëve të Ëagner, Yevgeny Prigozhin arriti për t’i dhënë fund rebelimit dhe për atë që do të ndodhë më pas. Dhe një nga gjërat që nuk e dimë është se ku ndodhet Prigozhin tani, shkruan BBC. Ai u pa për herë të fundit në një makinë duke u larguar nga Rostov-on-Don vonë të shtunën – qytet në Rusinë jugore që ai kishte pretenduar se e kontrollonte për një ditë.