Zërat se Rama nuk do të jetë më kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, por në atë të Durrësit ka kohë që qarkullojnë. Dhe kjo për shkak se në mbledhjen e zhvilluar me deputetët në nisje të legjislaturës së re parlamentare, Rama caktoi udhëheqësit politikë në qarqe dhe veten e tij e deklaroi në Durrës. Por, teksa prezantoi projektin për një park si pjesë të investimeve në lungomare dha një përgjigje për cfarë thuhet rreth emrit të tij.