Koreja e Veriut testoi këtë javë një kokë të re rakete balistike, me bomba thërrmuese dhe një armë të re elektromagnetike, raportoi të enjten media shtetërore KCNA, në një veprim që shihet si pjesë e përpjekjeve të Pheniani për të shfaqur aftësinë e tij për një luftë moderne. Akademia e Shkencave të Mbrojtjes së vendit dhe Administrata e Raketave kryen gjithashtu teste të bombave me fibra karboni dhe një sistemi raketash anti-ajrore me rreze të shkurtër veprimi, tha KCNA. Kim Jong Sik, një gjeneral që mbikëqyri testet, tha se sistemi i armëve elektromagnetike dhe bombat me fibra karboni ishin "asete të veçanta" për ushtrinë e Koresë së Veriut. Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë të mërkurën se Pheniani kishte testuar raketa të shumta gjatë disa ditëve. Analistët gjithashtu i shohin testet si një shfaqje force të sistemeve të armëve konvencionale të përparuara të Veriut të armatosur me armë bërthamore, përballë kundërshtarëve të tij por edhe aleatëve.