Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shumë shtete në Evropë hoqën shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Por, që pas luftës në Ukrainë, janë të shumta vendet që po diskutojnë tani rikthimin e tij. Gjermania, për shembull, e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011. Ai mund të aktivizohet vetëm nëse Bundestagu konstaton një rast tensioni ose mbrojtjeje, siç parashikohet në Kushtetutë.