Top News/ ‘Kryqëzohet’ Musk se foli me Putinin…Dy senatorë demokratë kërkojnë vendosjen nën hetim
17/11/2024 14:01

Dy pjesëtarë të lartë demokratë të Senatit, kanë bërë thirrje për një hetim mbi kontaktet e raportuara të Elon Musk me presidentin rus Vladimir Putin dhe ndihmësit e tij të lartë. Ligjvënësit i kanë kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Drejtësisë që të përcaktojnë nëse marrëdhëniet e supozuara të Musk me një kundërshtar të SHBA-së, në një kohë kur ai ka kontrata të mëdha qeveritare, vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Ëall Street Journal raportoi muajin e kaluar se personi më i pasur në botë ka pasur "disa biseda" me Vladimir Putinin që nga viti 2022, gjë që Kremlini e ka mohuar. Musk në anën tjetër shkroi në platformën e tij X të premten se ai "do të zbulojë se kush i bën këto akuza dhe do t'i hedhë atyre bombën bërthamore". Dy demokratët - Senatori i Rhode Island, Jack Reed, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, dhe Senatorja e Neë Hampshire-it, Jeanne Shaheen, një demokrate e lartë në Komitetetin e Shërbimeve të Armatosura dhe Marrëdhënieve me Jashtë, i dërguan një letër të premten Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Inspektorit të Departamentit të Mbrojtjes, gjeneralit Robert Storch, ngritën "pikëpyetje serioze në lidhje me besueshmërinë e Musk si një kontraktor qeveritar dhe një mbartës i certifikatës së sigurisë". Multimiliarderi pretendon se ka një certifikatë sigurie të nivelit të lartë dhe kompania e tij SpaceX është e përfshirë thellë në infrastrukturën e mbrojtjes dhe inteligjencës të qeverisë federale, ndërkohë që është edhe kontraktorja kryesore e NASA-s. “Ambiciet e Rusisë në fushën e hapësirës paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, shkruajnë senatorët. Reed dhe Shaheen vënë në dukje se, ndryshe nga të tjerët me leje sigurie të nivelit të lartë, Musk nuk duket të raportojë për kontaktet e tij me zyrtarë të qeverive të huaja. Musk, i cili mbështeti Donald Trump për zgjedhjet presidenciale, u zgjodh prej tij këtë javë për të udhëhequr një Departamenti të ri të Efikasitetit të Qeverisë.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46