Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës mbledhjen e parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, teksa ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës. Në qëndrimin e bërë publik, ftohen anëtarët e komisionit të rithemelimit me qëllim kryesor bashkimin e partisë. Në kryesi është vendosur ngritja e një grupi pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve ndërkohë parashikohet pjesëmarrje e barabartë edhe nga grupi i Berishës. ]