Top News – Kryeqyteti i gropave në Evropë/ Roma e kërcënuar nga rrjeti antik i tuneleve
31/05/2021 11:33

Roma është shpallur kryeqyteti evropian i gropave, e kjo falë një rrjeti tunelesh romake dhe mesjetare që kanë bërë që rrugët e qytetit të konsumohen nga një mori carjesh të stërmëdha. Po rritet ndërkohë frika në romë për shpejtësinë me të cilën tunelet nëntokësore po shemben, pasi mesatarisht 100 gropa të mëdha shfaqen cdo vit. Më herët këtë javë, dy makina të parkuara, një fuoristradë dhe një makinë smart, u zhdukën në mënyrë shokuese në një gropë gjashtë metra të thellë dhe 20 metra të gjatë në lagjen Torpignattara. Askush nuk u lëndua në incidentin që u lidh me një rrjedhje në një garazh poshtë tokës. E kjo carje është vetëm më e fundit në një seri të gjatë kolapsesh katastrofike në kryeqytetin italian, pasi një carje prej 5 metrash u shfaq në maj të vitit të shkuar ndërsa një gropë gjigande, prej mb i 9 metrash gëlltiti gjashtë makina në 2018-ën. Këto carje dhe gropa që shkaktohen nga kombinimi destabilizues i terrenit ranor të rajonit dhe shtresave me rrënoja të vjetra mbi të cilat është ndërtuar pjesa më e madhe e qytetit modern. Besohet se uji që hyn në hapësirat e nëndheshme ka bërë që tunelet antike të shemben me një nivel më të shpejtë vitet e fundit. Rrjeti i tuneleve të lashta ka shkaktuar shpesh carje në romë, prej vitesh, por ekspertët besojnë se problemi po përkeqësohet me mesatarisht 100 carje që shfaqen cdo vit në qytet. 20 gropa të mëdha u hapën vetëm në dy muajt e parë të 2021, ose mesatarisht një në cdo tre ditë.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB