Tirana mbyll vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe tashmë stafeta i kalon qytetit Lublin në Poloni. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për të gjitha ngjarjet që, sipas tij, e çuan Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Europian. Kryebashkiaku nënvizoi se tashmë Tiranën e pret një vit po aq rëndësishëm, si “Qytetit Europian i Sportit”.