Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar besimtarët me rastin e festës së Pashkës Ortodokse. Në mesazhin e tij kryepeshkopi pati një mesazh edhe për tensionet në vendet e luftës, Ukrainë, Gazë dhe vende të tjera të botës, për të cilat tha se mesazhi i Krishtit ende kumbon në mes të errësirës dhe melankolisë që shkaktojnë ngjarjet e dhimbshme në këto vende ku zhvillohet luftë.