Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov u ndal në Tiranë ku u prit nga homologia e tij, Lindita Nikolla dhe presidenti i republikës, Bajram Begaj. Zhelyazkov foli për mundësitë e investimeve dhe potencialin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe zbuloi se brenda një vitit do të ketë një linjë të rregullt ajrore mes dy vendeve.