Mesazhet në WhatsApp mes politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë në fillim të pandemisë së koronavirusit kanë zbuluar se si liderët kishin tentuar ta mbrojnë imazhin e vendit fqinj, pasi u bë i pari që u godit në Evropë. Mesazhet janë pjesë e hetimit që çuan prokurorët të vënin në hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë mbi reagimin e qeverisë në fillim të pandemisë.