Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08/2025 14:53

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e ish kreut të inspektoratit bashkiak të mbrojtjes së territorit, pasi akuzohet se duke shfrytëzuar këtë post ka ndërtuar pa leje në fshatin Shetaj të njësisë së Ishmit. Në pranga është vendosur 55 vjeçari Ardian Halili. Ai dyshohet se në vitin 2017, kohë kur mbante detyrën e kryeinspektorit në inspektoratin vendor të mbrojtjes së territorit ka ndërtuar vetë disa shtëpi pushimi pa leje në fshatin Shetaj. Halili, që vetë banon në Tiranë është përfolur edhe për korrupsion në sistemin e drejtësisë, ku dyshohet se bënte ndërmjetësin në dosje të caktuara duke shfrytëzuar postin e bashkëshortes si prokurore në Durrës. Ardian Halili ka mbajtur postin e kryeinspektorit urbanistik në Bashkinë e Durrësit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe një prej shkeljeve të para që dyshohet se ka kryer në këtë post ka qenë lejimi i ndërtimeve pa leje për veten. Rasti i tij është zbuluar vetëm tani me nisjen e operacionit kundër ndërtimeve pa leje dhe për lirimin e hapësirave publike.

Top News- Paqe për Gazën! Begaj përshëndet marrëveshjen- Pikë kthese
13/10 22:14
Top News- Trafik i rënduar në Tiranë, punimet në autostradën me Durrësin bllokojnë dhe Elbasanin
13/10 21:26
Top News- Radhë kilometrike makinash në aksin Tiranë-Elbasan, bllokohet rruga
13/10 19:50
Top Channel/ Punimet në autostradë “paralizojnë” Tiranën! Kaos me trafikun
13/10 19:43
Top Channel/ Zegjineja-Korreshit: Ju dëgjuam gjithë ditën, e dimë morët urdhër nga lart për votimin
13/10 19:42
Top Channel/ Trondit Kreu i KLGJ: Edhe unë kam humbur babanë në detyrë
13/10 19:38
Top Channel/ Nafta, 11 persona në gjykim. SPAK mbylle hetimet për mijëra tonelatë kontrabanë
13/10 19:35
Top Channel/ Korreshi në komisionin e ligjeve: Bashkia e Lushnjës ka hedhur mbeturina në tokën time
13/10 18:51
Top Channel/ Zjarr i përmasave të mëdha në Fatisht të Peqinit
13/10 18:42
Top News- Zjarr i madh në Peqin, era përhap flakët me shpejtësi duke rrezikuar banesat
13/10 18:33
Top Channel/ Tedi Blushi: 90% e shqiptarëve pa shërbime gjyqësore, gjykatësit nën presion nga SPAK
13/10 17:42
Top Channel/ Elda Hoti: Harta e re gjyqësore një dështim, 137 çështje janë akoma të mbutuar
13/10 17:42
Top Channel/ Balliu kritikon Irena Gjokaj: Gjyqtarja me dy dënime penale, përmban shkelje të etikës
13/10 17:41
Top Channel/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, deputeti i PD: Gjyqtarët duan siguri për të dhënë drejtësi
13/10 17:41
Top News- ILD ‘nuk disiplinon’ magjistratët/ Nga 2800 ankesa në 2024, u morën masa vetëm për 54
13/10 17:36
Top News- Sekuestrohet apartamenti në Shkodër/ I përkiste të dënuarit në SHBA dhe Itali me 4 emra
13/10 17:27
Top News – Ndalesa e Von der Leyen. Turin e nis nga Shqipëria, fabrikat nga Serbia e Maqedonia
13/10 16:27
Top Channel/ Rusi: Teknologjia rrit transparencën, rrit aksesin e publikut dhe kjo bën që…
13/10 15:55
Top Channel/ Trafikante shtetase kolumbiane, arrestohet organizatori dhe dy punonjësit e seksit
13/10 15:50
Top News- Pavlefshmëria e provave të SPAK/ Malltezi kundërshton aktet-Dhjetëra shkelje e falsifikime
13/10 15:45