Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, të akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje Në mesin e tyre është edhe kryetari aktual i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviç, zyrtar i ish- Frontit Demokratik, parti kjo pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.