Top News – Kryebashkaiku Leli e shkarkon nga detyra / Drejtori i ujësjellësit të Vlorës vijon punën
21/09/2021 11:53

Përplasja mes zyrtarëve ka prodhuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Dritan Leli, kryebashkiku socialist i Vlorës i shpallur “non grata” nga PS, ka bërë të ditur se ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, por ky i fundit refuzon që të lirojë zyrën. Sipas drejtorit të Ujësjellësit, shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv. Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskajn për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Por përmes një reagimi, Leskaj ka mohuar akuzat dhe thotë se vazhdon punën. Një ditë pasi përfundoi në komisariat bashkë me Lelin, përmes një reagimi zyrtar nga Ndërmarrja e Ujësjellësit, Leskaj sqaron se sipas tij, nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk kanë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve .”Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë. Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së ujësjëllës kanalizimeve të vlorës. Madje po sipas këtij njoftimi thuhet se mëngjesin e së martës drejtori Shkelqim Leskaj ka zhvilluar edhe mbledhjen e përditshme ku janë ndarë edhe detyrat për sektorët përkatës. “Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi. Ai vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë, vijon më tej njoftimi.

Top Channel/ Protesta në ditën e 111, organizatorët kërkojnë vendime të përbashkëta
18/09 22:41
Top Channel/ Dita e 111/ Çfarë ndodhi sot në protestën në Kryeqytet
18/09 22:39
Top News- “Të thirret referendum”, Ali Ahmeti kërkon bashkim: Të heqim njollën e zezë ndaj UÇK
18/09 21:11
Top Channel/ Vidhet shtëpia e kardinal Simonit! Hajdutët grabitën sende me vlerë 30 mijë euro në Itali
18/09 19:56
Top Channel/ Rama, “ultimatum” supermarketeve, Kryeministri: Publikoni të dhënat, jeni nën monitorim
18/09 19:34
Top News – Transparenca me çmimet e ushqimeve. Rama me tregtarët: Ka abuzim në treg…
18/09 19:12
Top News–Universiteti Mesdhetar, diploma të dyfishta në programet Master me Universitetin e Tuscias
18/09 16:47
Top Channel/ Zjarr në një sipërfaqe me barishte në Durrës, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët
18/09 16:15
Top Channel/ Shkallët i bëjnë mirë zemrës. Studimi: Ngjitja e tyre ul me 39% rrezikun e vdekjes
18/09 15:30
Top News – ‘Vendim kafkian!’/ Avokatët e huaj të Veliajt: A ka kuptim kontrolli kushtetues?
18/09 15:29
Top News – Manuali i ri për makinat e përdorura. Vlerësimi me tre burime rrit vlerën e zhdoganimit
18/09 15:28
Top News – Pagat shkojnë sërish në Kushtetuese. Gjyqtarët do të kundërshtojnë edhe ligjin e ri
18/09 15:23
Top Channel/ Dy orë pa seanca në Durrës, kërkohet mbrojtje pas plagosjes së avokatit
18/09 15:23
Top Channel/ Vëllezërit goditen me thikë. Pamjet e sulmit në berberhane dhe përleshjen në lokal
18/09 15:21
Top News – Rama me furnitorët: Ka abuzim me çmimet në treg, e thonë të dhënat e BSH
18/09 15:21
Top Channel/ 12-vjeçarja u abuzua nga të afërmit, e zbuloi shkolla. Arrestohen tezja dhe kushëriri
18/09 15:18
Top Channel/ Veliaj, 19 muaj pa gjykim. Avokatët: A ka ende fuqi kontrolli kushtetues në Shqipëri?
18/09 15:12
Top Channel/ SPAK heton pagat e bllokuara. Shefja e Thesarit merret në pyetje
18/09 15:07
Top Channel/ “O Hashim, ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, veteranët vijnë nga Durrësi
18/09 14:59
Top News – Ministri i ri i Brendshëm. Betohet Demo, merr zyrtarisht detyrën në krye të rendit
18/09 14:58