Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman tha se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi. Sipas tij, Zagrebi disponon dokumente që tregojnë se bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro. Sipas mediave kroate, ministri Grliq Radman tha se Kroacia disponon harta interaktive dhe dokumente që, sipas tij, tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë.