Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki akuzoi Rusinë se e ka shkaktuar krizën. Ai tha se presidenti Putin ishte porosidhënësi, ndërsa udhëheqësi bjellorus Lukashenko ishte vetëm zbatuesi i përshkallëzimit të fundit. Ministria e Jashtme e Francës tha se Bjellorusia po nxit lëvizjen e refugjatëve me synimin për të destabilizuar BE. Qeveria e Minskut i hedh poshtë këto akuza. Lukashenko zhvilloi sot biseda telefonike me Putin. Të dy shprehën shqetësimin për vendosjen e trupave të rregullta polake në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.