Programi Botëror i Ushqimit thotë se një në tre persona në Gaza nuk është ushqyer prej ditësh, teksa paralajmëron se 90 mijë gra dhe fëmijë janë në nevojë urgjente për trajtime mjekësore prej mungesës së ushqimit. Kriza e urisë është thelluar pasi Izraeli bllokoi hyrjen e të gjitha ndihmave humanitare në Gaza në fillim të këtij viti. Në vend të tyre, Tel Avivi prezantoi një fondacion humanitar për Gazan, të drejtuar prej tij dhe të mbështetur nga SHBA.