Microsoft do të shkurtojë 10 mijë vende pune në raundin e fundit të shkurtimeve të stafit që goditur industrinë e teknologjisë. Shifra prek deri në 5 për qind të fuqisë punëtore globale të Microsoft dhe do t'i kushtojë biznesit 1.2 miliardë dollarë në kostot e ndarjes dhe riorganizimit. Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satja Nadella tha se fitimet e kompanisë u rritën gjatë pandemisë, por masa e ndërmarrë aktualisht ishte për t’u përballur me krizën aktuale të rritjes së çmimeve dhe për të qenë të kujdesshëm.