Partia Demokratike propozoi këtë të mërkurë ngritjen e një komisioni të posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë që të merret dhe të diskutojë për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën. Kërkesa është bërë nëpërmjet deputeteve demokrate Sorina Koti dhe Emilja Koliqi, teksa menjëherë pas kësaj, lideri historik i PD Sali Berisha, mblodhi në selinë blu ekspertët për të diskutuar për krizën.