Raportuesja speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese, është zyrtarisht në listën e zezë të Izraelit. Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm izraelit, Israel Katz dhe Moshe Arbel kanë zyrtarizuar se raportuesja speciale italiane nuk do të lejohet të hyjë në Izrael apo në territoret e pushtuara dhe i kërkojnë sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres shkarkimin e saj.