Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin koronavirusit, ka përfunduar në pranga. Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpie, u mor nga banesa e tij në Pekin e më vonë, e shoqja mori një telefonatë ku I thuhej se bashkëshorti akuzohet për kërkesë prostitucioni, teksa ishte në qytetin Chengdu. Një mik I Zhangrun i hodhi poshtë akuzat si "qesharake”.