Top Channel/ Greqia çon tonelata me ushqime në Gaza, i hedh nga ajri
09/08/2025 23:04

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer gjatë ditës së shtunë hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh - në Rripin e Gazës , një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë. Dy video të shkurtra dhe fotografi të publikuara nga mediat greke tregojnë se si operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale. Paketat e ndihmës, që përmbanin kryesisht ushqim, u hodhën mbi disa zona të caktuara të shkatërruara nga lufta, pasi është siguruar leja e posaçme. Sapo kanë përfunduar misionin aeroplanët grekë u kthyen në bazën e tyre në Elefsina. Planifikimi i operacionit , i koordinuar me autoritetet jordaneze dhe izraelite, filloi në fillim të javës së kaluar, por vendimi për pjesëmarrjen e Greqisë u mor në fund të muajit të kaluar. Procesi u parapri nga bisedimet midis Athinës dhe Jerusalemit, ndërsa disa orë para fillimit të operacionit, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kontaktoi presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, duke shprehur qëndrimin e vendosur të Athinës për një zgjidhje me dy shtete dhe duke diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e Greqisë për Autoritetin Palestinez, si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndërmarrë nisma të mëtejshme humanitare. “Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur , lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore” – ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Edhe gjatë së shtunës si çdo ditë, mijëra palestinezë janë mbledhur pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, përfshirë edhe ato të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54