Nëse policisw dhe organeve të tjera të sigurisë u duhen ligje, rregullore, urdhwra prokurorwsh e deri vendime gjykatash për të filmuar e përgjuar elementët e dyshuar kriminalë, këta të fundit janë më praktikë në përdorimin e teknologjisë. Aksioni policor në Shkodër, ku u çmontuan 21 kamera sigurie që përdoreshin nga kontigjentët kriminalë për të gjurmuar lëvizjet e policies, apo të rivalëve të tyre, tregoi se krimi mund të jetë disa hapa para.