Rritja e aftësive kibernetike nënkupton kërcënim në rritje për sigurinë dhe stabilitetin politik dhe ekonomik. Aktiviteti në rritje në nivel global prek edhe Shqipërinë. Shtetet të ndryshme që kanë një qasje jo pozitive me Shqipërinë, me shërbimet e tyre të inteligjencës zotërojnë kapacitete kibernetike për operacione në rrjetet kompjuterike, zhvillojnë kapacitete kibernetike ofensive, kryesisht për të mundësuar aktivitetet e spiunazhit dhe grumbullimin e inteligjencës, shoqëruar me financime marramendëse.