Top News-Krimet e luftës dhe gjenocidi i Putin!/Sa rrezikon Rusia, cili është dallimi mes luftrave
06/04/2022 13:49

Rusia është akuzuar për krime lufte në Ukrainë, teksa këto akuza janë amplifikuar pas zbulimit të dhjetëra trupave në zonat e rimarra nga forcat ruse në afërsi të kryeqytetit, Kiev.Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Moskën për "gjenocid" pas zbulimit të trupave të civilëve në Buça, ndërkaq ka thënë se rrethimi i qytetit-port të Maripolit është “krim kundër njerëzimit”.As Rusia dhe as Ukraina nuk janë pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, por Ukraina ka pranuar juridiksionin e kësaj gjykate për krimet e dyshuara të kryera në territorin e saj që nga pushtimi rus i Krimesë.Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare më 3 mars hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.Por çfarë janë krimet e luftës?Parametrat se çfarë përbën një krim të tillë janë të përcaktuara në nenin 8 të Statutit të Romës të vitit 1998, që e ka krijuar Gjykata Penale Ndërkombëtare.Krimet e luftës në këtë nen përcaktohen si “shkelje të rënda” të Konvetave të Gjenevës të vitit 1949, që mbulojnë më shumë se 50 skenarë, përfshirë vrasjen, torturën, përdhunimin dhe pengmarrjen, si dhe sulmet ndaj misioneve humanitare. Çfarë është krimi kundër njerëzimit?Nocioni i një krimi të tillë është parashtruar për herë të parë më 8 gusht të vitit 1945 dhe është kodifikuar në nenin 7 të Statutit të Romës. Ai përfshin “një sulm të përhapur ose sistematik kundër çdo popullsie civile” përfshirë “vrasjen” ose “shfarosjen” si dhe “robërimin” dhe “dëbimin" ose “transferimin me forcë”.Ndërsa gjenocidi si koncept ligjor daton që nga gjyqet e Nurembergut të kriminelëve të luftës të nazistëve. Ishte avokati polak, me prejardhje hebreje, Raphael Lemkin që shpiku këtë term për të përshkruar shfarosjen e 6 milionë hebrenjve nga nazistët.Krimi i gjenocidit zyrtarisht u krijua në Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, për të përshkruar “aktet e kryera me qëllim për të shkatërruar tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Top Channel/ SHBA, agjentët e emigracionit vrasin një grua: Plasin protestat në Minneapolis!
08/01 15:50
Top Channel/SHBA tërhiqet nga 66 organizata, përfshirë Komisionin e Venecias:Joefikase e të dëmshme!
08/01 15:24
Top News – SHBA ‘ndahet’ nga bota / Trump tërheq vendin nga 66 organizata ndërkombëtare
08/01 15:07
Top News – Sa kushton Greenlanda…? Si mund ta marrë Trump ishullin pa asnjë plumb
08/01 15:03
Top News – Putin kërcënon Britaninë e Francën: Trupat e huaja në Ukrainë janë objektiva legjitime
08/01 14:38
Top News – Kërkon t’i marrë Trumpit ‘fuqinë e luftës’, senati amerikan pritet të votojë
08/01 14:32
Top News – Një milion njerëz po ngrijnë / Pa ngrohje dhe pa ujë pas sulmeve ruse në Ukrainë
08/01 14:30
Top News – SHBA po shkatërron rendin botëror! Shpërthen presidenti gjerman: Bota, strofull hajdutësh
08/01 13:56
Top News – ‘Trumpi kinez’ bëhet viral / ‘Shpërthejnë’ të qeshurat në të dy anët e Paqësorit
08/01 13:33
Top News – 100 traktorë pushtojnë Parisin / Fermerët në sulm, kundër marrëveshjes BE-Mercosur
08/01 13:33
Top News – I nxehtë përvëlues, zjarre katastrofike / Evropa ngrin por Australia digjet në 40 gradë
08/01 13:32
Top News – SHBA ‘arreston’ dy çisterna nafte / I ndoqi nëpër Atlantik, pjesë e flotës hije
08/01 13:24
Top Channel/ Kakavia mbyllet dy ditë/ Protesta e fermerëve grekë, do vendosin traktorët në rrugë
08/01 13:22
Top News – Agjenti i emigracionit vret një grua / ‘Digjet’ Minneapolisi, protesta gjatë gjithë natës
08/01 12:47
Top News – Rubio, ‘me një thes para’ në Danimarkë / Do të zhvillojë bisedime për Greenlandën
08/01 12:43
Top Channel/ SHBA nuk jep afate: Naftën e Venezuelës do ta shesim ne për një periudhë të pacaktuar!
08/01 12:20
Top Channel/Zelensky: Pas Maduros, SHBA të rrëzojë Kadyrov! Çeçeni: të kishte ti një fije burrërie..
08/01 12:17
Top News – Përleshje të dhunshme, digjet vendi / Protestat përhapen në gjithë Iranin, shumë viktima
08/01 12:11
Top Channel/ Moti i keq, përplasen dy anije në portin e Pireut: E shtyu era!
08/01 12:09
Top News – Acari po vjen drejt nesh…Ngrin e gjithë Evropa, dimër therës dhe kaos në qarkullim
08/01 11:51
DIGITALB DIGITALB