Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përforcuar qëndrimin e opozitës se fitorja e Vangjel Tavos me një diferencë mbi 1400 vota ndaj Petro Gjikurisë është produkt i manipulimit të zgjedhjeve në Himarë. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se “Rama e ka grabitur mandatin”, dhe se ky mandat i Tavos “qëndron mbi krimin monstruoz elektoral”, ndërsa liston edhe disa ka shkeljet, që nga procesi i votimit deri te numërimi.