Një krim pasioni ka tronditur Athinën ku dy shqiptarë kanë humbur jetën në lagjen Nea Smyrni në Athinë. Sipas raportimeve paraprake mësohet se Lulieta Obzova, rreth 45 vjeç u qëllua me pistoletë nga nga një burrë rreth të 50-tave I identifikuar si Altin Allmuça po me origjinë shqiptare që më pas I dha fund jetës së tij. Sipas raportimeve paraprake ai e priti Lulietën dhe pas një debate me të nxorri pistoletën dhe hapi zjarr në drejtim të saj.